E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

FOTO/Makina përplaset tek porta e zyrës së Merkel, alarmohet policia gjermane

Një mjet është përplasur te porta e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Mediat e huaja raportojnë se nga ky incident, nuk ka patur të lënduar. Makina e cila kishte të mbishkruara mesazhe ndaj politikave të globalizmit dhe “vrasësve të fëmijëve dhe të moshuarve”, u përplas me portën kryesore të zyrës së kancelares.

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se “kolegët tanë janë aktualisht në vendngjarje, në zyrën e Kancelarit së bashku me policinë federale. Një makinë është përplasur me portën e ndërtesës. Ne jemi në proces të sqarimit. Shoferi është marrë në paraburgim nga policia. Më shumë informacion do të jepet në vijim”.

Ngjarja ndodhi ndërsa Merkel kishte planifikuar të mbante një konferencë me video të kryeministrave të shtetit gjerman mëngjesin e sotëm, ku do të diskutohej një shtrirje e bllokimit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, në Prishtinë dhe...

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Nëse amerikanët do të dëshironin të shihnin degradimin e imazhit të vendit të tyre pas 4 viteve të presidencës Trump, do...

Skeda e pasurisë/ Si i trefishoi të ardhurat ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor...

10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe ka kujtuar ditën e sotme 10 vjetorin e vrasjes së viktimave të 21 janarit 2011. Braçe shprehet se për këto vrasje...

Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudëi 7.0 ballë tronditi sot pjesën e Filipineve jugore.  Thellësia e tërmetit ishte 95.8 kilometra poshtë detit, ndërsa epiqendra...