E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

FOTO/KFOR-i në pikat kufitare, fillon largimi i barrikadave

KFOR-i së bashku me Njësinë Speciale të Policisë janë duke vëzhguar situatën në dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak. Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet, deri sa të tërhiqen barrikadat e vendosura nga serbët lokalë. Sikundër njoftojnë mediat në Kosovë, situata paraqitet e qetë në të dy pikat kufitare.

Në veri ka filluar tërheqja e bllokadave dhe policëve të Njësisë Speciale të Kosovës. Tërheqja vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës largimi i tyre pritet të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

Prej orëve të para të mëngjesit, në afërsi të pikave kufitare në Jarinje dhe Bernjak janë parë pjesëtarë të misionit të KFOR-it, të cilët do të marrin kontrollin e rendit pas zhvendosjes së forcave speciale të Kosovës. Forcat e KFOR-it do të qëndrojnë aty për dy javë, për të garantuar sigurinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...