Duket se romanca ishte në menunë e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez-it kur u panë të hynin në një restorant.
Dyshja e famshëm nuk la asnjë dyshim se janë përsëri bashkë në fotot e fundit që i nxjerrin teksa përkëdheleshin me njëri-tjetrin ndërsa po drejtoheshin për një darkë romantike të hënën në mbrëmje.
Ish çifti u fotografua në përqafim e sipër teksa hynin në një restorant dhe në një moment, këngëtarja e “On the Floor” e struku kokën në kraharorin e aktorit dhe regjizorit Affleck.
Të dy kishin ardhur së bashku me makinën e Affleck-ut, megjithëse duket se ishte edhe një person i tretë në sediljen e pasme.
Affleck dhe Lopez, të cilët ishin fejuar në vitet 2000, filluan të takoheshin përsëri në prill të këtij viti, sipas raporteve ekskluzive nga Page Six.
Romanca e tyre e rindezur vjen pas ndarjes së 51-vjeçares J.Lo me të dashurin Alex Rodriguez, pas thashethemeve që ai e kishte tradhëtuar.