Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Besa Shahini, për të cilët thotë me ironi se ‘merita’ e tyre e vetme pas librave të përdorur, ‘trumbetuan’ sigurinë në shkolla.
Boçi ka publikuar disa foto në profilin e tij në “Facebook”, ku dallohet një grup adoleshentësh, e që sipas ish-deputetit konusmojnë pije energjike dhe shisha në një lokal që gjendet pranë Liceut Aristik.
“Mjaftojnë fotot poshtë, të marra në një lokal SHISHA, në zemër të Tiranës, brenda të cilit fëmijë dhe adoleshentë konsumojnë përgjatë kohës së orarit mësimor, jo vetëm pije energjike, por dhe shisha”, shkruan mes të tjerash ish-deputeti.
Postimi i Luçiano Boçit:
SIGURIA ME SHISHA
Rama dhe Besa si meritën më të madhe të qeverisjes tyre në arsim, pas librave lëmoshë të përdorur, trumbetuan sigurinë në shkolla.
U listuan policët, kufizimi qarkullimit e mbyllja e lokaleve qe tregëtonin pije alkolike apo energjike.
E gjitha një propagandë bajate, sepse faktet tregojnë krejt të kundërtën.
Mjaftojnë fotot poshtë, të marra në një lokal SHISHA, në zemër të Tiranës, brenda të cilit fëmijë dhe adoleshentë konsumojnë përgjatë kohës së orarit mësimor, jo vetëm pije energjike, por dhe shisha.
Lokali gjendet fare pranë shkollave 9 vjeçare “Faik Konica” e “Kosova”, si dhe Liceun artistik.
Kjo është e vërteta e sigurisë!!!!