E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

Foto/ Gazetari i Euronews ‘çuditet’ nga Rama: Na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra

Gazetari i medias prestigjioze ‘’Euronews’’, Jack Parrock ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, teksa shprehet se ka mbetur disi i befasuar nga mënyra e pritjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Parrock ka publikuar një foto me Ramën në rezidencën qeveritare në Dhërmi, krahas së cilës shkruan se i është shfaqur me pantallona të shkurtra dhe zbathur.

Ndër të tjera, gazetari tha se në intervistën e kryer u përqendruan kryesisht në lidhje me bisedimet për anëtarësim e Shqipërisë në BE.

“Nuk ishte ndër intervistat e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më priti në rezidencën e tij të pushimeve këmbëzbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euroneës në ditët në vijim”, njofton gazetari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...