Foto / Gara me makina në Shqipëri me Fiat5000 dhe Abarth500

Tek pargingu i ExpoCity u organizua një garë makinash mes makinash Fiat500 dhe Abarth500, event i rrallë për territorin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kategoritë ‘Hot hatchbacks’ dhe ‘hatchbacks’.

Kanë qenë prezente rreth 20 makina. Secili pilot  regjistron 5 xhiro nga të cilat mblidhen kohët e tre xhirove më të mira dhe fitues shpallet ai me kohën më të ulët të akumuluar.

Risi është jo vetëm aktiviteti por dhe çmimi për piloten më të mirë femër.