Frika nga koronavirusi ka prekur edhe Mekën, ku si rrallë herë më parë shikohen shumë pak vizitorë.
Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, shihen disa persona të cilët po dezinfektojnë vendin. Arabia Saudite i ndaloi qytetarët e që të bënin pelegrinazhe në këtë vend, për shkak se vendi vizitohet nga njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota.
Ata i frikësohen shpërthimit të mundshëm të një epidemie, për shkak të gjendjes alarmante që është krijuar në shumë vende të botës.
Masa të tilla janë marrë në shumë vende publike në Arabinë Saudite, teksa shumë pronarë hotelesh shprehen se koronavirusi po rëndon gjendjen ekonomike.