Një foto ku një fëmijë i porsalindur përpiqet t’i heqë maskën mjekut që e mban në krahë, është bërë mjaft virale në internet.
Momenti është përjetësuar nga një foto e postuar në Instagram nga mjeku gjinekolog Samer Cheai, i cili ka asistuar në lindjen e fëmijës.
Të shumtë janë ata që e përshkruajnë atë si “fotografia e shpresës”.
“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat”, shkruan Cheaib.