E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

FOTO/ Ekzekutohet gazetari në mes të qytetit

Një gazetar meksikan që punonte në një radio, është qëlluar për vdekje në Veracruz të enjten, sipas stacionit të tij dhe autoriteteve shtetërore. Jacinto Romero Flores u vra në komunitetin Potrerillo, njofton Hugo Gutiérrez Maldonado, kreu i agjencisë së sigurisë shtetërore Veracruz, përmes Twitter-it. Gutiérrez tha se policia e shtetit po kryente një operacion në zonë pas vrasjes.

Romero ka punuar për Ori Stereo, 99.3 FM. “Media nuk është shkaku dhe as efekti i dhunës në vend, por ne vuajmë pasojat për kryerjen e gazetarisë dhe komunikimit”, thuhej në një deklaratë.

Komisioni Shtetëror për Mbrojtjen e Gazetarëve dënoi vrasjen, dhe i bëri thirrje zyrës së prokurorit të shtetit që të hapë një hetim të plotë.

Organizata e lirisë së shtypit tha se Romero kishte marrë kërcënime. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në SHBA, tha përmes Twitter-it se “kishte mësuar dhe dënonte me forcë vrasjen e reporterit Jacinto Romero në shtetin e Veracruz, dhe u kërkon autoriteteve të ndërmarrin një hetim të shpejtë, transparent për vrasjen”.

Veracruz ka qenë prej vitesh një nga shtetet më vdekjeprurëse të Meksikës, për gazetarët. Grupe të shumta të krimit të organizuar, veprojnë brenda shtetit dhe kanë depërtuar në qeverisjen vendore dhe shtetërore.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?

Ka nisur beteja në PD dhe duket si betejë mes Berishës dhe Bashës, por në fakt është beteja për tu ndarë nga historia e...

U kap me 49 kg kokainë/ Refuzohet për herë të dytë lirimi i Selim Çekajt

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e babait të Arbër Çekajt. Selim Çekaj përfundoi në prangat e...

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...