E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

FOTO/Ekzekutohet biznesmeni grek, babai i dy fëmijëve u vra në prag të shtëpisë

Greqia është tronditur paraditen e sotme nga një vrasje, ku i kanë marrë jetën një 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve. Një biznesmen 45-vjeçar, i identifikuar si Kostas Tsaftaridis është qëlluar për vdekje jashtë banesës së tij, ndërsa autori është larguar me një makinë ngjyrë blu.

Sipas ekzaminuesit mjekësor, trupi i 45-vjeçarit ka gjashtë plagë me armë zjarri. Policia po kërkon video nga kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të identifikuar autorin. Viktima kishte një kompani ndërtimi dhe një kompani makinash me qira.

Duke iu referuar ekzaminuesit mjekësor, trupi i 45-vjeçarit ka gjashtë plagë me armë zjarri. Katër nga dëmtimet në trup, një në kokë dhe një në kofshë.

Nga skena e ekzekutimit, policia e Sigurimit e cila po merret me çështjen, mblodhi nëntë predha prej nëntë milimetrash, të cilat do të dërgohen në laboratorët mjeko-ligjorë të policisë greke, për të përcaktuar nëse kjo armë ishte përdorur në të kaluarën në një akt tjetër kriminal.

Policia po kërkon video nga kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të gjetur sa më shumë informacion dhe për të vazhduar me identifikimin e autorit. Në të njëjtën kohë, ata pritet të marrin dëshmi nga të afërmit dhe miqtë e viktimës, në mënyrë që të hetojnë nëse ai kishte marrë kërcënime më parë.

Burimi i lajmit: Protothema. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Si u zbulua pas 9 muajsh se ishte gjallë, zbardhet skema e biznesmenit italian

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...