Dy lokale janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Sipas Top Channel, një lokal është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Lokalet ndodhen në rrugën e Kongresi i Manastirit në kryeqytet.
Një nga pronarët e lokaleve tregon se zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit.
Nuk dihet ende çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.