Shqipëria

FOTO/ Dalin pamjet e kartëmonedhave të reja që do të dalin në qarkullim së shpejti

               Publikuar në : 19:57 - 12/09/19 Enno

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar gjatë mbrëmjes së sotme, kartëmonedhat e reja që do të qarkullojnë në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë, Sejko u shpreh se prezantimi i këtyre kartëmonedhave vjen pas një pune 4 vjeçare, duke shtuar se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar. Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës.

Ndërkohë, sa i përket kartëmonedhave të vjetra ekzistuese, ai u shpreh se do dalin nga qarkullimi në mënyrë graduale.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT