E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

FOTO/Berisha del natën për të përkujtuar Azem Hajdarin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe për Azem Hajdarin, në 23-vjetorin e vrasjes së tij. Ai doli mbrëmjen e djeshme te memoriali i Azem Hajdarit, për të vendosur buqeta me lule me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së tij. Ish-Kryeministri u shpreh se PD do të ringrihet në piedestalin që i takon.

Ndër të tjera, Berisha tha se Azem Hajdari do të jetojë përjetë, ndërsa sipas tij, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj dhe po ashtu edhe Partia Demokratike. Berisha u zotua se do të rikthejnë PD-në në piedestal.

“Erdha për tu përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme, të tribunit legjendar, të revolucionit demokratik të Dhjetorit ’90, udhëheqësit dhe prijësit të Lëvizjes Studentore, Azem Hadjari dhe sivllaut të tij, Besim Çeres që u ekzekutuan këtu nga fallangat me uniformë të qeverisë, Partisë Socialiste.

Azem Hajdari do të jetojë përjetë, do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj. Askush nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve, aq sa ka bërë Azem Hajdari. Por nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë më parë, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, po ashtu edhe Partisë Demokratike.

Demokratët duhet të ngrenë kokën lart, trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë. Natyrisht një poshtërim i paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirive e të drejtave njerëzore, ka ndodhur.

Ka ndodhur dhe jam i sigurtë se anëtarët e mbështetësit të PD-së do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, anti-ligjor e anti-demokratik të atij që sot është në krye të PD-së dhe dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm interesin e tij personal. Merreni këtë prani këtu sot si një zotim para tribunit tonë, që ne PD-në do ta ngrejmë në piedestalin që meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, bashkëluftëtarët e vetë, që demokratet dhe demokratët nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata, por të ecin të sigurtë më të sigurtë se kurrë, më të vendosur së kurrë për të përmbysur regjimin e pazareve dhe kakistokracisë”, tha Berisha.

Lexo edhe :   PD: Propaganda bajate e qeverisë, i darkave te Nusreti e hoteleve 700 euro nata
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...