FOTO/ Autori i plagosjes në tavolinë me drejtues të Bashkisë së Kavajës

PD publikoi një foto ku duket autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës dhe dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.

Sipas PD-së, ky është një sulm kriminal zgjedhor.
 

PD:“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”

Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë simpatizantin e PD-së, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla. Ky i fundit është drejtor i Policisë Bashkiakë Kavajë, dhe Dorian Troplini, punonjës i Bashkisë Kavajë.