E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina.

Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me armë zjarri me vete, teksa tentonte të kalonte në Shqipëri.

Gjatë kontrollit, asaj ju gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarakë si dhe një pistoletë çakmak. Ndërkohë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët udhëtonin me këngëtaren.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Lexo edhe :   Spitalet Covid plot/ Shqiptarët drejt Kosovës: Këtu mjekët nuk na kërkojnë lekë

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

Lexo edhe :   Spitalet Covid plot/ Shqiptarët drejt Kosovës: Këtu mjekët nuk na kërkojnë lekë

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...