E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

Foshnja e parë e infektuar në Kosovë, fiton betejën me virusin

Një foshnje që ishte infektuar me koronavirus, ia ka dalë mbanë dhe ka dalë nga spitali në Kosovë. Foshnja ishte infektuar nga nëna e saj, e ndërsa tashmë gjëndja është e qendrueshme. Këtë e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, drejtori i Neonatologjisë, dr, Xhevdet Gojnovci. “Foshnja ka lindur me datën 22 qershor në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, pastaj është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, ka shkuar në shtëpi.

Me datë 6 korrik, është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë që ka pas problem dhe me sistemin respirator. Pas anamnezës që i është marrë nga nëna, e cila konfirmon se ka pasur anëtarë të familjes me COVID pozitiv, ne kemi kontaktuar organet kompetente pranë QKUK-së, i kemi marrë mostrat nga foshnja dhe nëna, në këtë rast kanë rezultuar të dy pozitivë.

Menjëherë foshnja është transferuar në kujdesin intensive në hapësirën e veçantë të Klinikës së Neonatologjisë ku është rezervuar të merr kujdes vetëm kjo foshnje. Foshnja është trajtuar fillimisht me oksigjen sipas protokollit.

Pas dy ditësh i është ndërprerë temperatura dhe ka filluar të përmirësohet, janë bërë edhe ekzaminimet radiologjike të cilat dje më datë 13 ku është përsëritur nuk vërehen ndryshime, që d.m.th është përmiresuar sistemi respirator.

Sot foshnja është liruar nga Klinika e Neonatologjsë me gjendje të përmiresuar dhe është pranë prindërve”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...