E shtunë, 30 Maj, 2020
20 C
Tirana

Formulari që duhet të plotësojë biznesi i vogël për të marrë “pagën e luftës”

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

Veseli: Demokracia e Kosovës është në momente vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, demokracia është në një moment vendimtar, siç është edhe...

 “Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, BE-ja thirrje politikanëve në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së, i janë drejtuar me një mesazh të qartë politikanëve në Kosovë, që...

Skandaloze/ Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen

Serbia po përdor sërish sportin, për politikë! Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka shpërblyer me mirënjohje tenistin me famë botërore,...

Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Ai njoftoin me anë të një...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Rritje e numrit të të infektuarve, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Situata me koronavirusin vijon me të njëjtat shifra sikundër gjatë javës, duke mos pësuar asnjë ulje të kurbës. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së...

Mbi 60 mijë persona të punësuar në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 milion lekë do të përfitojnë pagën minimale ose atë që kryeministri Edi Rama e quan “paga e luftës” nga data 1 prill bazuar në Paketën Ekonomike të shpallur nga qeveria për lehtësimin e pasojave për shkak të virusit COVID-19.

Ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020.

Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë.

 

Në vendim parashikohen kategoritë që përfitojnë dhe kushtet për të aplikuar. Shuma që qeveria do të ndajë në formë page dhe pagese papunësie është 5,85 miliardë lekë.

Përfituese të paketës janë: Personat fizikë të vetëpunësuar; Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; Të punësuarit në personat juridikë.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit apo të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar ose të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë për vitin 2019.

Këtu përfshihen personat fizikë të vetëpunësuar, punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar, të punësuarit në personat fizikë tregtarë, të punësuarit në personat juridikë.

Për të përfituar ndihmën financiare, duhet që subjekti tatimpagues të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim, të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Këto subjekte duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS, të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: emrin, atësinë, mbiemrin; numrin personal të identifikimit të përfituesit; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; numrin e llogarisë bankare.

Lexo edhe :   Big Mama i futet biznesit
Lexo edhe :   Big Mama i futet biznesit

Strukturat e drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimet dhe identifikojnë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës, duke analizuar: tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare; deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet; krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguara; të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese nëse janë të mbyllura.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare për bankën përkatëse, me të dhënat: emrin, atësinë, mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail-in; numrin personal të identifikimit të përfituesit; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; numrin e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kryen pagesat për individët, përfitues sipas këtij vendimi.

Formulari Kerkese Per Ndihme Ekonomike“Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nga ana tjetër, në të njëjtin vendim janë parashikuar që të dyfishohet edhe pagesa e papunësisë, për të gjithë ata që janë regjistruar si të papunë deri më 10 mars 2020, si dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike.

I gjithë plani i qeverisë është mbyllja e kësaj emergjence të paktën brenda tre muajve. Në të kundërt, ky vendim, pas tre muajsh nuk do të jetë më i vlefshëm. /BW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të rrezikosh jetën e njerëzve, për të luajtur një pllakë gramafoni”, Rama shpërthen ndaj Bashës

Jo vetëm ministrja Manastirliu, por edhe kryeministri Rama kanë ndarë të njëjtin shqetësim lidhur me tubimin e kreut demokrat Basha në Durrës. Pa u...

“Numrat mund të rriten përtej parashikimeve”, Manastirliu jep paralajmërimin e frikshëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar e shqetësuar pas bërjes publike nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha, të disa fotove nga...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Respektoni vendimin e Kushtetueses/ Eurodeputetja gjermane, apel të prerë Kosovës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për...

‘Fluturon’ përsëri kurba, policia njofton për lëvizjen gjatë ditës së nesërme

Policia e Shtetit informon qytetarët në lidhje me masat se si do të procedohet për nesër. Të dielën do të jenë të hapura të...
WhatsApp KONTAKTO TT