E shtunë, 30 Maj, 2020
19 C
Tirana

Formula e thjeshtë që do ta çojë drejt triumfit Paketën “Anti KÇK”

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Veseli: Demokracia e Kosovës është në momente vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, demokracia është në një moment vendimtar, siç është edhe...

 “Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, BE-ja thirrje politikanëve në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së, i janë drejtuar me një mesazh të qartë politikanëve në Kosovë, që...

Skandaloze/ Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen

Serbia po përdor sërish sportin, për politikë! Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka shpërblyer me mirënjohje tenistin me famë botërore,...

Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Ai njoftoin me anë të një...

Rritje e numrit të të infektuarve, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Situata me koronavirusin vijon me të njëjtat shifra sikundër gjatë javës, duke mos pësuar asnjë ulje të kurbës. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së...

Nga Alfred Peza

Një nga armiqtë më të mëdhenj të Paketës “Anti KÇK”, të miratuar nga qeveria e të lançuar nga Kryeministri Edi Rama, mund të jetë skepticizmi i qytetarëve. Një skepticizëm që nuk ka të bëjë aspak, me dyshimet e tyre rreth vullnetit të mazhorancës, për ti shkuar deri në fund këtij angazhimi. As me qëllimin. As me përmbajtjen. As me butësinë apo ekstremitetin e masave ndëshkuese, që parashikohen në të, ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Ky skepticizëm ka të bëjë me një kulturë të tërë të instaluar përgjatë 30 viteve të fundit nga organet ligjzbatuese dhe pushteti i drejtësisë në Shqipëri, për shkak të mënyrës sesi elita e vjetër politike e vendit e kapi, e komandoi dhe i përdori ato, si zgjatime me mjete të tjera të pushtetit të tyre. Ishte pikërisht ky mekanizëm, që instaloi pa u ndalur, kulturën e mosndëshkueshmërisë në vend, duke e bërë drejtësinë kolonën më të kalbur të shtetit dhe më të urryerën nga qytetarët.

Tani që sistemi i drejtësisë së vjetër pothuajse është çmontuar dhe institucionet e saj të reja kanë nisur që të hedhin hapat e parë, përgjatë 2019 e në vijim, u pa qartë se ka një vullnet të palëkundur nga ana e mazhorancës socialiste, për ti shkuar kësaj linje deri në fund. Nën moton se “në kohë ekstreme, duhen masa ekstreme”, lançimi i Paketës “Anti KÇK” dhe hyrja e saj në fuqi, e bën jo vetëm më të plotë e të fuqishëm mekanizmin për nënshtrimin e antishtetit, por edhe më të lehtë fitoren ndaj skepticizmit të qytetarëve.

Ky skepticizëm ka në themel të tij zhgënjimin e së shkuarës. I cili u mboll e u rrit pa u ndalur, nga qeveritë e radhës. Nga ministrat e brendshëm e të drejtësisë së radhës. Nga kryegjyqtarët e sidomos kryeprokurorët e radhës. Të cilët premtonin luftë pa kompromis kundër të keqes, në afate që përfundonin gjithmonë në “kalendat greke”! Simboli kryesor i këtij skepticizmi, u bë ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla, i cili premtonte publikisht vit pas viti, se çdo shtator do të çonte prapa hekurave të gjithë “peshqit e mëdhenj”. Derisa ishte ai vetë që zuri radhën i pari, për tu ndëshkuar si i tillë, nga drejtësia e re.

Ilaçi më efikas për shërimin e shpejtë të skepticizmit, janë rezultatet konkrete e të pandalshme nga e hëna e 3 shkurtit 2020 kur Paketa “Anti KÇK” hyn në fuqi, e në vijimësi. Të kapësh nga një kriminel çdo ditë, për të mos e liruar kurrë derisa ai të paguajë haraçin e asaj për të cilën do akuzohet dhe do i sekuestrohet çdo qindarkë e pasurisë së tij të vendosur në rrugë kriminale, do të jetë një hap i vogël për policinë e drejtësinë. Por një provë shumë e madhe vendosmërie, për çmontimin e skepticizmit, tek qytetarët.

Lexo edhe :   Për ata që po dalldisen nga ethet e rreme zgjedhore
Lexo edhe :   Për ata që po dalldisen nga ethet e rreme zgjedhore

E ashtu si pika e ujit që bie e bie papushim mbi shkëmbin, derisa e bën atë gropë me kalimin e kohës, edhe ndëshkimi çdo ditë i një banditi, i një mafiozi, i një të korruptuari, i një bande, i një grupi të strukturuar kriminal, do të sjelli një ndjesi të vogël krenarie për efektivët e njësisë më të re operacionale (OFL) të Policisë së Shtetit në terren, për prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. E bashkë me këtë, do të vijë edhe një dozë më e lartë optimizmi, ndër ata qytetarë që sot mund të mos jenë shumë optimistë apo koshientë, për epokën e re që po vjen, në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Duke vepruar kështu çdo ditë do të kemi në fund të javës, në fund të muajit e në fund të vitit, një listë gjithnjë e më të gjatë kriminelësh të ndëshkuar, asetesh të vendosura nga burimet kriminale të sekuestruara, banda e familje mafioze të dënuara nga sistemi i ri i drejtësisë. Arrestimi çdo ditë i një krimineli, do të forcojë bindjen se hapat e vegjël kanë shumë rëndësi për implementimin praktik e në vijimësi pa kompromis, të Paketës “Anti KÇK”.

Nëse nuk do të arrijmë që të shohim të realizuara çdo ditë gjërat e vogla, nuk do të arrijmë asnjëherë siç duhet, tek gjërat e mëdha. Tek shkulja nga rrënjët e farës së keqe të kulturës për të “kapur ç’të kapësh”. Tek ndëshkimi pa mëshirë dhe futja e frikës ligjore, fajtorëve të vërtetë. Tek mbrojtja përmes sistemit të meritokracisë dhe shtetit të së drejtës, të qytetarëve model përballë detyrimeve ndaj shtetit, ligjit e shoqërisë. E deri tek mbrojtja e qytetarëve normalë, të pafajshëm, të dobët, të pamundur e të pafuqishëm.

Kjo është formula më e thjeshtë për të larguar skepticizmin e qytetarëve dhe më efikasja besoj, për të garantuar triumfin e pandalshëm të Paketës “Anti KÇK”, ndaj frontit të së keqes!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Brenda 5 qershorit i hedhim në llogari”/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Rama ka bërë me dije se pas 5 qershorit, punonjësve do t’u hidhen në llogari pagat e luftës edhe për ata që nuk...

Historia rrënqethëse/ Prindërit i braktisën, me zemër të thyer dy jetimët luten për ndihme

Ky është Arbjani dhe kjo është Albjona. Janë 13 dhe 11 vjeç, të sjellshëm, të zgjuar por shpirtin e kanë të vrarë. Babai i...

FOTOT/ Basha s’do t’ia dijë për gjobat, mbledh qindra qytetarë në kohë pandemie

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka të ndalur me takimet me qytetarët, ndërsa dëgjon hallet e tyre. Ai vijon takimet e tij me...

“Të rrezikosh jetën e njerëzve, për të luajtur një pllakë gramafoni”, Rama shpërthen ndaj Bashës

Jo vetëm ministrja Manastirliu, por edhe kryeministri Rama kanë ndarë të njëjtin shqetësim lidhur me tubimin e kreut demokrat Basha në Durrës. Pa u...

“Numrat mund të rriten përtej parashikimeve”, Manastirliu jep paralajmërimin e frikshëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar e shqetësuar pas bërjes publike nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha, të disa fotove nga...
WhatsApp KONTAKTO TT