Rusia do të përballet me Kroacinë për të kompletuar edhe gjysmëfinalen e dytë të Botërorit, ku është duke i pritur Anglia. Organizatorët janë duke jetuar një ëndërr dhe do të përpiqen të thyejnë edhe kroatët në çerekfinale.
Nga ana tjetër është një Kroaci me shumë talent dhe mund të cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave, por që ta marrë atë emër duhet të bëjnë më mirë se ç’kanë bërë në 98-ën.
Rusia vjen në këtë takim pas fitoren në penallti ndaj Spanjës, ndërsa Kroacia mposhti Danimarkën po ashtu me penallti. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë në këtë ndeshje me formacionet më të mira, pasi kërkojnë gjysmëfinalen.Rusia: Akinfeev; Fernandes, Kutepov, S.Ignashevish, Kudriashov; Kuzaiev, Zobnin; Samedov, Golovin, Cheryshev; Dzyuba.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Modric, Rakitic; Rebic, Kramaric, Perisic; Manzukic.