E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohet Shqipëria e Bulkut ndaj Andorrës

Në orën 20:45 kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të Euro 2020. Kuqezinjtë vijnë pas një humbje përballë Turqisë, që si pasojë solli edhe shkarkimin e Panuccit.

Drejtimin e kombëtares e ka marrë tashmë përkohësisht Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, të cilët tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtarë për sfidën ndaj Andorrës. Do të ketë disa ndryshime në krahasim me zgjedhjet e bëra nga Panucci, kryesisht në mesfushë.

Në krah të Taulant Xhakës nuk do të jetë Memushaj dhe Abrashi, por Kaçe dhe Basha, duke iu rikthyer disi epokës së De Biasit. Ndërsa në sulm do të startojë Sadiku, i cili do të mbështetet nga Uzuni dhe Grezda.

Ndërsa mbrojtja ka pësuar vetëm një ndryshim. Hysaj do të jetë në të djathtë, në qendër Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa në krahun e majtë nuk do të jetë Veseli, por Aliji. Porta do të mbrohet nga Etrit Berisha.

ANDORRË-SHQIPËRI ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...