Futboll

Formacionet/ Reja ndryshon gjysmën e titullarëve, ja kush do të jetë kapiten

               Publikuar në : 19:47 - 11/06/19 Enno

Janë publikuar pak çaste më parë formacionet zyrtare të sfidës me Shqipërisë dhe Moldavisë, e cila starton në 20:45 në “Elbasan Arena”, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Ndryshe nga ndeshja e parë e humbur në Islandë, Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në rreshtimin titullar, duke hedhur nga minuta e parë plot pesë elementë, praktikisht gjysmën e skuadrës.

Kanë mbijetuar vetëm Berisha në portë, Veseli e Ismajli në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Abrashi në mesfushë, ndërsa nga minuta e parë do luajë Mërgim Mavraj, që do të mbajë dhe shiritin e kapitenit. Në mesfushë Basha dhe Xhaka ia kanë lënë vendin Ramadanit dhe Kaçes, ndërsa në sulm, Sadiku dhe Uzuni kanë spostuar Balajn dhe Cikalleshin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT