Këtë të mërkurë, monedha europiane ka shënuar një rritje të vlerës prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe paundi britanik ka regjistruar një rritje të ndjeshme të kuotës në raport me lekun prej 0.4 pikë, duke u blerë këtë mëngjes me 135.2 lekë dhe duke u shitur me 136.4 lekë.
Dollari amerikan është shfaqur në vlera pozitive ditën e sotme, teksa blihet me 100.3 lekë dhe shitet me 101.5 lekë krahasuar me ditën e martë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane gjithashtu është forcuar në raport me monedhën vendase me 0.5 pikë nga dita e djeshme, duke u blerë sot me 112.9 lekë dhe duke u shitur me 113.9 lekë. /SCAN