Pasditen e sotme në mediat turke u raportua lajmi se Forcat e Armatosura filluan transportimin e tankeve nga kufiri me Sirinë në atë me Greqinë.
Pas këtij lajmi Ankaraja reagoi duke sqaruar se lëvizja ishte e planifikuar më parë dhe se nuk kishte lidhje me dërgimin e ushtrisë në kufirin grek.
Megjithatë përplasja mes Greqisë dhe Turqisë vazhdon të thellohet pas konfliktit për detin në Mesdheun Lindor.