Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Fluturuam me gjithë krevat”, flet e mbijetuara e tërmetit që ra nga kati i 7

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fluturuam me gjithë krevat”, flet e mbijetuara e tërmetit që ra nga kati i 7

Tërmeti i cili tronditi vendin tonë solli pasoja të mëdha. Yllka Osmani është njëra nga të mbijetuarat e tërmetit, e cila ka rënë nga kati i shtatë i apartamentit ku banonte, në kohën që ra tërmeti i tmerrshëm.

Në programin “Historia ime”, Yllka ka treguar historinë prekëse se si arriti të shpëtonte.

Ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në katin e shtatë të ndërtesës. Kishin ndjerë dy lëkundjet e para, por lëkundja e tretë ishte shumë e fortë.

Nuk kishin pasur mundësi të dilnin dhe në një kohë shumë të shkurtër e panë veten në mes të rrënojave.

Yllka tregon se arriti të dallonte bashkëshortin e saj, i cili ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas 10 minutash tmerri dhe dhimbjeje vijnë të afërmit e tyre dhe i nxjerrin nga rrënojat.

Yllka tregon se në katin e parë të ndërtesës ishte dhe djali i saj, por që fatmirësisht arriti të dilte jashtë banesës para se ajo të shembej përtokë.

Yllka: Falë Zotit jam gjallë!

Gazetarja: Ju jetonit në cilën zonë të Durrësit?

Yllka: Në plazh, në stacionin e hekurudhës.

Gazetarja: Godina sa katëshe?

Yllka: 7 katëshe.

Gazetarja: Jetoni me familjen?

Yllka: Bashkë me familjen. Bashkëshorti, djali dhe vajza. Djali jetonte në katin e parë atë natë ndërsa vajza ishte në Tiranë.

Gazetarja: Në ato momente ishit vetëm me bashkëshortin në shtëpi?

Yllka: Po dhe djali ishte në të njëjtën banesë, po në katin e parë.

Gazetarja: Ndërkohë ju ishit në katin e shtatë?

Yllka: Ne në katin e shtatë dhe ra tërmeti i dytë që ishte më i fortë se i pari.

Gazetarja: E ndjetë tërmetin e parë?

Yllka: Po e ndjemë.. Edhe u çuam, menduam se nuk do kishte më, por filloi i treti dhe nuk na la kohë të bënim asgjë. Atje thamë Zot na ndihmo dhe kur pamë që fluturuam me gjithë krevat…

Gazetarja: Çfarë ndodhi?

Yllka: Ra komplet ndërtesa në tokë, komplet u shkri, u bë pluhur i bardhë. Ne nuk e di kur e kemi parë veten aty, bashkëshorti që më thërriste Yllka ku je? Unë i thoja ti ku je se nuk shihej asgjë.

Kur e shoh bashkëshortin të varur, kokë edhe këmbë dhe duar dhe i mbahej vetëm një pjesë e këmbës tek një pjesë solete. Nuk e di si i kam dhënë fuqi vetes dhe e kam tërhequr drejt vetes.

Pastaj kemi ndenjur në rrënoja të sakatuar,vetëm rënkonim. Pastaj dëgjuam zëra nga lagjja që panë se ndërtesa u shkri komplet dhe thoshin jeni gjallë, flisnin, a jeni gjallë, përmendnin emrat tanë dhe pastaj na nxorën nga rrënojat. Pastaj pamë që nga kati i shtatë ishim në tokë.

Gazetarja: Ju keni rrëshqitur bashkë me krevatin ku ishit shtrirë?

Yllka: Po, por ajo ka ndodhur shpejt, në ato moment kam mbuluar kokën me jastëk që mos shikoja vdekjen me sy. Edhe madje poshtë kur rashë, jastëkun e kisha akoma mbas vetes sime.

Gazetarja: Bashkëshorti ka arritur të mbijetojë?

Yllka: Po, por është më rëndë është në Spitalin e Traumës, është jashtë rrezikut për jetën, por ka dëmtime të rënda.

Gazetarja: Mund të themi që ky ka qenë moment më i vështirë në jetën tuaj?

Yllka: Më i vështiri në jetë ky është, pamë vdekjen me sy edhe Zoti na ktheu prapë. Kur pashë murin e dhomës që u nda dhe ne fluturuam, thashë kaq ishte..

Gazetarja: Sa keni ndenjur në rrënoja?

Yllka: Shumë pak, diku 10-15 minuta.

Gazetarja: Djali juaj është mirë?

Yllka: Djali është mirë. Fatmirësisht ai arriti të dilte se ishte në katin e parë. /tvklan.al

Tags: 7durrese mbijetuartermet

TË LIDHURA

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike
Aktualitet

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike

22:29 | 07/06/2023
Merr flakë automjeti në Tiranë
Aktualitet

Merr flakë automjeti në Tiranë

22:27 | 07/06/2023
Ndodh edhe kjo, KAS ndërpret seancën për arsyen e pazakontë, relatori: Duhet të lëvizim makinat
Politikë

Ndodh edhe kjo, KAS ndërpret seancën për arsyen e pazakontë, relatori: Duhet të lëvizim makinat

20:40 | 07/06/2023
Next Post
Basha i prerë më ish-deputetët e tij: Mos dilni nëpër televizione, por në terren

Basha i prerë më ish-deputetët e tij: Mos dilni nëpër televizione, por në terren

Për tërmetin dhe bashkimin… e Shqipërisë me Kosovën

Për tërmetin dhe bashkimin… e Shqipërisë me Kosovën

Tërmeti/ Xhaçka: 4 mijë persona s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre

Tërmeti/ Xhaçka: 4 mijë persona s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre

JU REKOMANDJOMË

Skandali me Unazën e Re/PD: Urgjentisht të pezullohet drejtori i ARRSH-së

Skandali me Unazën e Re/PD: Urgjentisht të pezullohet drejtori i ARRSH-së

5 vjet ago
Italianët tallen keq me Gjermaninë, ja videoja që po bën xhiron e botës

Italianët tallen keq me Gjermaninë, ja videoja që po bën xhiron e botës

5 vjet ago
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

A e dini se kë trimëroi opozita sot në Shkodër?

5 vjet ago
Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

9 muaj ago




TË FUNDIT

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi
Stil

Horoskopi ditor, e enjte 8 qershor 2023

by mirseda
22:39 | 07/06/2023
0

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Jupiteri do e forcoje bashkëpunimin...

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike

22:29 | 07/06/2023
Merr flakë automjeti në Tiranë

Merr flakë automjeti në Tiranë

22:27 | 07/06/2023
Sërish shoqe të ngushta! Einxhel surprizohet nga Beniada

Sërish shoqe të ngushta! Einxhel surprizohet nga Beniada

21:44 | 07/06/2023
Kalimi nga Serbia është kthyer në rrezik për shqiptarët e Kosovës: ‘Hera e fundit, shumë keq’

Kalimi nga Serbia është kthyer në rrezik për shqiptarët e Kosovës: ‘Hera e fundit, shumë keq’

21:41 | 07/06/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com