E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Flutura Açka: PD s’mund të jetë parti për tu pasuruar

Deputetja Flutura Açka tha në Kuvendin e PD-së, se kjo parti nuk mund të përdoret vetëm për t’u pasuruar dhe më pas të merret peng për qëllime personale. Duke iu drejtuar Bashës ku e vlerësoi që ka reflektuar, ajo tha në shenjë këmbane alarmi se PD është një familje dhe se nuk mund të përdoret për privilegje. Deputetja, mjaft e drejtëpërdrejtë në fjalimin e saj, kërkoi që PD-ja të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Dhe se kush përfshihet në privilegjet e pushtetit, duhet të japë llogari për gabimet e shkaktuara.

“PD është shtëpi, familje, nuk përdoret vetëm për tu pasuruar, për privilegje e krekosje. E pastaj ta braktisësh. PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Kush përfshihet në privilegjet e pushtetit, duhet të japë llogari për gabimet e shkaktuara. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci do na e bëjë më të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne.

Kam dy fjalë të sinqerta me ju z. Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe për ju. Ta bëjmë PD-në vërtet demokratike, dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat”, tha Açka.

“E kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën dhe kjo është e kuptueshme, por nga nesër ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm te demokratët. Ata janë duke pritur t’ua thoni në sy dëshpërimin e tyre. Afrimi më shumë te baza nuk është qasje konservatore, por njerëzore. Ju kërkoj të ndryshoni, të gjeni një X faktor, të ndërroni lëkurë. Në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë në politikë, e del i keq. Jepni shembullin e kundërt. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonik ju i pari”, përfundoi ajo.

Lexo edhe :   "Ja ku i ke provat për non gratën", Artan Hoxha i nxjerr videon Berishës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...