E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Fluks pacientësh të helmuar në spitalin e Krujës, rëndohet situata

Me kalimin e orëve po shtohet fluksi i qytetarëve që paraqiten në spitalin e Krujës, për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit. Nga mbrëmja e djeshme deri mëngjesin e kësaj të marte, në spital janë paraqitur 150 persona. Sakaq, të dielën dhe të hënën janë paraqitur mbi 170 persona.

Në total numri i qytetarëve që kanë paraqitur simptoma të helmimit janë 320 persona, me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm.

Qytetarët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...