E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Florida: Arrin në 32 numri i viktimave, 117 ende të pagjetur

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur viktima të tjera në rrënojat e ndërtesës 12 katëshe në Florida që u shemb më 24 qershor. Aktualisht janë konfirmuar 32 të vdekur, pasi u gjetën sot katër trupa të tjerë. 117 persona ende figurojnë të pagjetur.

Ekipet e specializuara e kanë intensifikuar punën, të shqetësuar se stuhija tropikale Elsa që po lëviz drejt zonës mund t’i ndërlikojë operacionet.

Zëvendës Shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Majamin, Raide Jadallah e njoftoi numrin e ri të viktimave në një takim me dyer të mbyllura me familjarët të martën, sipas një video-klipi të postuar në median sociale. Ai tha se punonjësit kanë gjetur gjithashtu edhe fragmente të tjera trupash.

Zoti Jadallah tha se operacionet u vonuan për dy orë të martën si rezultat i rrufeve. Ai shtoi se deri tani janë hequr nga zona afro 2500 tonë mbetje.

Punonjësit po përdorin mjete të motorizuara për të çarë pllakat e betonit, por erërat e forta dhe qielli i ngrysur paralajmërojnë ardhjen e stuhisë që do të bëjë të domosdoshme ndërprerjen e operacioneve.

Stuhia Elsa ka goditur pjesën perëndimore të Floridës por mund të futet më në thellësi të gadishullit.

Ekipet e specializuara do të vazhdojnë të punojnë edhe në mot me shi, por rrufetë e bëjnë të domosdoshm ndërprerjen e punës. Ata thonë se rreshjet kanë përmbytur me ujë garazhin e ndërtesës që tani ndodhet nën rrënoja.

Puna ka ecur shumë më shpejt gjatë dy ditëve të fundit, falë shembjes së kontrolluar të pjesës së mbetur të ndërtesës. Me rrëzimin e asaj strukture që shihej si kërcënim për ekipet në zonë, tani punëtorët mund të futen në pjesë të rrënojave që më parë ishin të paarritshme./VOA

Lexo edhe :   Itali: 99% e viktimave nga koronavirusi, të pa vaksinuar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...