Shqipëria

“Flori blen klikime”, Sabri Fejzullahu pranon për herë të parë gabimin


               Publikuar në : 22:26 - 10/11/19 B H

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka folur në lidhje me deklaratën e tij muaj më parë, ku u shpreh se Flori Mumajesi blen klikime.

I ftuar në emisionin “E diell” në Top Channel, këngëtari ka sqaruar se ajo cfarë ka thënë ka qenë shumë e gabuar.

“Kushedi sa emisione në Shqipëri dhe Kosovë më kanë ftuar që të më pyesin për këtë, por nuk kam dashur ta diskutoj sepse faji është tek unë. Unë jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por…rastësia, në atë bisedë e sipër me gazetarët e blla blla. E kam shumë xhan edhe shumë zemër”, tha ai.

Sabri Fejzullahu e bëri këtë deklaratë në muajin mars të këtij viti në emisionin “Gjesi” në T7. Këngëtari po përmendte emrat e disa artistëve, të cilët ai mendonte se i blinin klikimet, ndër ta edhe Flori Mumajesi.

Fill pas kësaj deklarate, erdhi edhe reagimi i Florit i cili tha:

“Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble, s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bojn vetë shumë klikime, nuk nihen veç fërkojnë gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjerët merren me llafe. Nejse e vërtetë, klikimet edhe mund të blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejnë Karrierën. Momenti më i bukur në këtë video kur ‘prezantuesi’ thotë : JO KA SHUMË SI FLORI”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT