E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Flitet për një shumë marramendëse, kompania që u grabit në Rinas pre e grabitësve në 2016-ën

Një makinë që transportonte para drejt aeroportit të Rinasit, është grabitur, ku për pasojë ka mbetur i vrarë edhe një nga grabitësit. Mësohet se kompania e grabitur ditën e sotme është “Nazeri 2000”. E njëjta kompani që është grabitur edhe 3 vite më parë në Aeroportin e Rinasit.

Tre vite më parë, ka ndodhur vjedhja e bujshme e 3 milion eurove brenda pistës së Aeroportit të Rinasit. Edhe në këtë periudhë sasia e parave transportohej nga kompania “Nazeri 2000” në bashkëpunim me kompaninë tjetër të sigurisë fizike, “Jaguar”, raporton Panorama.

Grabitësit kanë hyrë në terminalin e Aeroportit të Rinasit më një fugon të Tatimeve dhe të veshur si agjentë të Hetimit Tatimor. Gjatë tentativës së grabitjes ka pasur shkëmbim zjarri, ku ka mbetur i vrarë një person.

Ndërkohë që grabitësit janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Disa minuta më vonë kjo makinë e përdorur prej tyre është gjetur e djegur në Urën e Brarit. Dyshohet se shifra e grabitur është marramendëse, e cila mund të arrijë deri në 10 milionë euro, por sipas informacioneve paraprake thuhet se është 10 milionë euro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...