Politikë

Flet Merkel: Qeveria gjermane jep rekomandim pozitiv për Shqipërinë


               Publikuar në : 20:10 - 18/09/19 Enno

Kancelarja gjermane, Angela Merkel,deklaron se qeveria federale ka vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës për shtyp, Merkel tha se tani i takon Bundestagut të vendosë përfundimisht duke theksuar se nuk mund të fliste në lidhje me vendimet që do marrin vendet tjera.

Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”, u shpreh ajo.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë dhe Kosovën, Merkel u shpreh e pakënaqur nga marrëdhëniet mes tyre ndërsa shtoi se nuk kishte një datë për pranimin e Serbisë në Union.

Nëse Serbia i plotëson kushtet e saj, atëherë ka ardhur koha të flasim për pranimin,” theksoi ajo.

Sipas saj, ka një përparim të konsiderueshëm në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT