Akuzat e ngritura nga një grua amerikane se Cristiano Ronaldo e kishte përdhunuar në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas, kanë bërë që ylli portugez të vihet në qendër të mediave. E pyetur në Radio Rai në lidhje me këto akuza, ish e dashura e yllit portugez Raffaella Fico, ka një tjetër qëndrim duke e vlerësuar maksimalisht 33-vjeçarin.
“Unë kam qenë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur ai luante me Manchester United. Ato ishin 11 muaj dashurie. Ronaldo është një djalë i thjeshtë, dhe i qetë. Me mua ishte një zotëri i vërtetë”, u shpreh Raffaella Fico.
Portugezi ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ndaj tij duke i cilësuar si lajme të rreme. Gjithashtu, Ronaldo ka zhvilluar dhe një takim “sekret” me avokatët e tij në Lisbonë për këtë çështje.