E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Flet i riu shqiptar në Itali që ndihmon të infektuarit me koronavirus

Një djalosh i ri shqiptar është shpallur heroi i ditëve të sotme në Itali, pasi ndihmon të infektuarit me Koronavirus në një hotel në Allasio që është kthyer në karantinë.

I riu u shërben të moshuarve që ndodhen në këtë hotel të shpallur pozitivë me Koronavirus.

Në fillim ishte kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, ai i cili e falenderoi publikisht shqiptarin dhe i kushtoi edhe një dedikim në Facebook, ku i premtonte se do ta ndihmojë të marrë nënshtetësinë italiane.

Sot Albi ka qenë në një lidhje me “Skype” me moderatorët e emisionit “Ditë e Re” në TV Ora ku foli më gjatë për eksperiencën e tij në këtë karantinë.

Ai u shpreh se në fillim ishte tmerruese kur i thanë se nuk mund të dalë askush nga hoteli, por më pas mendoi t’u vinte në ndihmë të moshuarve bashkë me vëllain e tij që punon aty.

Albi theksoi se herën e parë që u testua rezultoi negativ nga Koronavirusi dhe gjithçka ka të bëjë me imunitetin e fortë të një personi.

Arjon Muça: Si je ndjerë kur emri jot është përmendur si një rast për t’u vlerësuar?

Albi Albino: Unë punoj prej vitesh në këtë hotel dhe ditën e martë na ka ardhur komunikimi që një nga klientët që ndodhet në hotel është pozitiv me koronavirus.

Që nga ai moment prej një javësh jemi të mbyllur këtu në hotel, ku asnjë prej nesh nuk mund të dalë dot. Në këto momente kemi ngelur vetëm ne punëtorët ndërsa të gjithë klientët janë nisur nëpër shtëpitë e tyre.

Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç.

Gjëja e parë që mendova ishte t’u vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre.

Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Arjola Shehu: Ju pse po qëndroni ende në hotel?

Albi Albino: Nuk na ka ardhur ende lajmi nëse duhet të shkojmë nëpër shtëpitë tona apo ta marrim karantinën këtu brenda në hotel.

Arjon Muça: Po ju vetë mund të jeni të prekur nga Koronavirusi?

Albi Albino: Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë.

Arjon Muça: Kjo mund të thotë që ne shqiptarët mund të kemi imunitet, është një gjysmë batutë kjo e imja, por mund të jetë kështu?

Albi Albino: Nuk e di, thjesht është një situatë tragjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

Arjola: Të ka gëzuar shkrimi i Giovani Totit që kishte bërë për ty?

Albi Albino: Po, kam folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohësh edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane. /Ora Tv

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...