Fjoralba Ponari do të prezantojë sërish “Portokalli”-në. Moderatorja i ka dhënë fund dyshimeve, ku ka zbuluar detaje përmes një interviste virtuale me ndjekësit e saj.
“Me çfarë projekti je duke punuar për momentin?”, e ka pyetur dikush nga fansat moderatoren.
Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.
“Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar “Më thuaj një dëshirë”, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa “Portokalli”-a rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është përgjigjur Ponari.