E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti i saj: Drejtësia do të fitojë

Këngëtarja Fjolla Morina bëri shumë bujë në mediat rozë, pasi u prangos në dyqanin e saj në Prishtinë. Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Pak ditë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim, me dyshimin për “trafikim me armë” dhe “arratisje” nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare. Lidhur me këtë çështje reagoi menjëherë për mediat avokati i këngëtares. Por duket se pritjes i ka ardhur fundi, pasi një qëndrim publik ka mbajtur edhe bashkëshorti i Fjollës.

Fisnik Syla ka publikuar në Instagram, disa foto nga dita e dasmës me Fjollën, që u organizua në ishujt Maldives, ndërkohë që këngëtarja ishte në kërkim nga policia. Fisniku shprehet se do e kalojnë këtë sfidë, dhe se është i bindur se drejtësia do të fitojë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...