E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Fjalët e Alegrit që larguan Ronaldon pas 1139 ditësh nga Juvja

“Kampionët kalojnë, Juve mbetet”. Masimiliano Alegri e filloi me këto fjalë ditën kur dha lamtumirë Kristiano Ronaldo, i cili përshëndeti shokët e tij, kaloi për herë të fundit portat e Continassa dhe më pas u largua, me aeroplanin e tij privat, drejt jetës së tij të re larg “Zonjës”, te Mançester Junajtid.

Gjatë kësaj vorbulle ngjarjesh dhe emocionesh, trajneri i Juventusit ishte para kamerave për konferencën e zakonshme për shtyp që i paraprin një ndeshje. Dhe nuk mund të ketë qenë një prag më atipik se ai i djeshmi. Sonte Juve do të gjejë njëzet mijë tifozë në stadium pas një viti e gjysmë: a do të jetë një festë e plotë? Kush e di, CR7 nuk do të jetë më në qendër të Juves: nuk do të jetë më si dikur, siç e pamë në debutimin në Udine, por sot do të jetë domosdoshmërisht ndryshe.

Kristiano nuk është më me Juve. Fillon një epokë e re: 1,139 ditë pas mbërritjes së tij në 15 korriku 2018, kur marsiani zbarkoi në planetin bardh e zi, duke ndryshuar rrjedhën e historisë së klubit. Dhe nuk është një “fund i lumtur” , pavarësisht 101 golave ​​në 134 ndeshje, dy kampionate, dy Superkupa italiane dhe një Kupë Italie. Ndjenja për Juven është zbehur gradualisht, por pasi mbërriti në këtë kohë, ishte e vështirë të imagjinohet një përmbysje kaq e papritur, kur sezoni ka filluar dhe merkato po shkon drejt fundit.

Fjalia e Allegrit që mbyll kapitullin e Ronaldos nga Juve

E fundit daton një javë më parë dhe Allegri, në prag të Udine, tregoi se si Ronaldo kishte konfirmuar qëndrimin e tij. Një javë më vonë, bota u përmbys. ” Kristiano më njoftoi se nuk ka ndërmend të qëndrojë në Juve dhe për këtë arsye ai nuk do të thirret për ndeshjen e radhës, këtë mëngjes ai nuk u stërvit, ai ua komunikoi shokëve të tij të skuadrës dhe i përshëndeti. Unë absolutisht nuk jam i zhgënjyer nga sjellja e tij, ai bëri zgjedhjen e tij. Sivori, Platini, Del Piero, Zidane, Bufon, kampionë të mëdhenj, kanë kaluar te Juvja. Është një ligj i jetës: Juventusi mbetet, që është gjëja më e rëndësishme dhe baza për të pasur rezultate. Kanë kaluar tre vjet, ai ka dhënë kontributin e tij, tani ai largohet dhe jeta vazhdon, siç është normale. I uroj fat të mirë, duhet vetëm falenderuar për atë që bëri për Juve”. /Panorama Sport

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...