E mërkurë, 1 Prill, 2020
7 C
Tirana

“Fituam të drejtën e mohuar nga historia”/ Ngjela komenton hapjen e negociatave

Lexo edhe ...

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke shtyrë afatin, deri në përfundim të gjendjes së koronavirusit...

Fasonët ngrenë duart: Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur...

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e BE për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela thotë se më në fund Shqipërisë i është dhënë e drejta e mohuar ndër vite.

Në këto ditë të vështira për vendin shton avokati, Shqipërisë i erdhi ky lajm që e priste në shekuj.

Postimi i plotë:

Shqipëria e fitoi më në fund pas 500 vjetësh të drejtën e mohuar nga historia: u kthye juridikisht si pjesë e Evropës dhe qytetërimit perëndimor.

Pse mos t’i kujtojmë vargjet rrëqethëse të Naim Frashërit:

U ngrit fat’i Shqipërisë

si i vdekuri nga varri

Mori udhën e Azisë

Duke ikur si i marri

Ja, tani duket se u mbyll kjo menxytë e gjatë aziatike e anadollake, që krijoi tmerret antishqiptare.

Në këtë ditë të trishtë, të ankthit dhe merakut të madh nga sëmundja e egër që po e kanos përditshëm, shqiptarit i erdhi ky lajm që e pret në shekuj si fatin e tij drejt Evropës.

Sot po gëzohen të gjithë: e gjithë Rilindja Kombëtare; Derada dhe Samiu; Bardhi dhe Bogdani; të gjithë luftëtarët dhe martirët e mëdhenj të kombit shqiptar; të gjithë poetët e medhenj që qanë me dhimbje dhe i kënduan me dashuri heroike atdheut e tyre evropian – Naimi, Fisha dhe njëqind të tjerë.

Por, të gëzuar ndihemi të gjithë ne, se e mposhtëm më në fund ligësinë armiqësore që ka 120 vjet që kërkon të zhbëjë Shqipërinë dhe shqiptarët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke shtyrë afatin, deri në përfundim të gjendjes së koronavirusit...

Fasonët ngrenë duart: Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur...

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në Maqedoninë e Veriut duke shkuar në 10. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se viktima...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT