E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Fiton lirinë 18-vjeçari që vrau 2 persona/Biden: Jam i zemëruar, juria ka folur

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është i zemëruar pasi një adoleshent që vrau dy burra gjatë trazirave vitin e kaluar në Wisconsin, u lirua.

Presidenti shprehu shqetësimin për vendimin, në një deklaratë me shkrim, pasi u tha më herët gazetarëve se mbështeti vendimin e jurisë.

Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, qau pasi u lirua nga të gjitha akuzat për të shtënat në Kenosha më 25 gusht 2020.

Ai u lirua nga dy akuza për “vrasje me dashje”, një akuzë për “tentativë vrasje” dhe dy akuza për “rrezikim të pakujdesshëm të sigurisë”.

Rittenhouse kishte pranuar se kishte qëlluar për vdekje Joseph Rosenbaum, 36 vjeç, dhe Anthony Huber, 26 vjeç dhe plagosjen e Gaige Grosskreutz, 28 vjeç, por pohoi se ai e bëri këtë për vetëmbrojtje.

I pandehuri dhe njerëzit që ai qëlloi ishin të gjithë të bardhë. Të shtënat ndodhën gjatë trazirave civile, për shkak të brutalitetit të perceptuar të policisë.

Të premten, jashtë Shtëpisë së Bardhë, një gazetar e pyeti presidentin demokrat nëse ai u qëndronte komenteve të tij të kaluara për adoleshentin.

Biden u përgjigj: “Unë i qëndroj asaj që juria ka përfunduar. Sistemi i jurisë funksionon dhe ne duhet t’i përmbahemi”.

Ai më vonë lëshoi ​​një deklaratë duke thënë: “Ndërsa verdikti në Kenosha do të lërë shumë amerikanë të ndihen të zemëruar dhe të shqetësuar, duke përfshirë edhe mua, ne duhet të pranojmë se juria ka folur”.

Çfarë ndodhi në Kenosha?

Rittenhouse, atëherë 17 vjeç, u shfaq në Kenosha, pasi qyteti ishte tronditur nga dy netë trazirash, plaçkitjesh dhe zjarrvëniesh kur policia qëlloi shtatë herë pas shpine një zezak, Jacob Blake, më 23 gusht 2020, duke e lënë atë të paralizuar.

Lexo edhe :   Roli i Amerikës si garanci për suksesin e Reformës në Drejtësi
Lexo edhe :   Roli i Amerikës si garanci për suksesin e Reformës në Drejtësi

Mbrojtja e prezantoi klientin e tyre si një adoleshent me mendje qytetare, i cili kishte shkuar në qytetin Midwestern të SHBA-së për të mbrojtur pronën private, dhe qëlloi burrat vetëm sepse kishte frikë për jetën e tij.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...