Kuriozitete

Fitoi dy çmime Grammy, Haradinaj për Dua Lipën: Kosova është me fat

               Publikuar në : 11:41 - 11/02/19 S.N

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa bëri më shumë se kurrë krenarë shqiptarët me fitoren e dy çmimeve Grammy. E sigurisht, të shumta kanë qenë reagimet pas këtij suksesi të radhës të këngëtares me famë ndërkombëtare.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar me anë të një statusi, ku shkruan se Dua Lipa është shembulli i suksesit që me punë arrihet çdo gjë. Më tej, Haradinaj thekson se shtetit i Kosovës është me fat që përfaqësohet në botë me talentin e këngëtares.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd. RH”, shkruan kryeministri.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT