Britaniku Majkëll Keroll, është një nga shembujt më të mirë, se si nuk duhet tallur me fatin e mirë, kur të “troket” në derë. Ai punonte si pastrues në vitin 2002, dhe fitonte një pagë javore prej rreth 300 dollarësh në javë.
Jeta e tij do të ndryshonte në pak çaste, ku 19-vjeçari u shpall fitues i një llotarie kombëtare, duke fituar një shumë prej 9.7 milionë paund (15 milionë $). Ai nisi të bëjë menjëherë një jetë tejet ekstravagante. Që përfshinte përdorimin e madh të drogës, shkuarjen me prostitutat, prishje të qetësisë publike. Dhe një dënim me burg në vitin 2006.
Pasi bleu rezidencën “The Grange” në qytetin anglez Suofhem, Keroll i terrorizoi banorët me festat e tij të zhurmshme. Por kjo jetë e shthurrur pati pasojat e veta. Vitet e fundit, ai nisi të vërë pak rregull në jetën e tij, duke u martuar dhe krijuar familje.
Por ishte tepër vonë. Në vitin 2012, mediat raportuan se Kerroll i kishte harxhuar të gjitha paratë e fituara në llotari. Ai ishte i papunë, dhe kishte menduar disa herë të vetëvritej.
Majkëll ishte dëbuar nga shtëpia nga bashkëshortja, dhe nuk po shihte dot vajzën e tij të vogël. Ai u transferua në Elgin të Skocisë, për t’ja nisur nga e para. Ai ngriti një çadër në një pyll aty afër, dhe nisi punë në një fabrikë, me një rrogë modeste ashtu si dikur.
TIRANA TODAY