Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka shpërthyer keq ndaj politikanëve shqiptarë në këtë kohë pandemie.
Me një mesazh të drejtpërdrejtë, ai u kërkon politikanëve të zbrazin xhepat, dhe të lirojnë vilat e shumta.
Mjaft i revoltuar në statusin e radhës, mjeku Tritan Kalo kërkon drejtësi, ndërsa në shenjë këmbane alarmi u është drejtuar qytetarëve që të kuptojnë se në çfarë vendi po jetojnë.
Statusi
“KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO ËAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!