E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Fishekë në zyrë/Prokurori: S’kam dosje të veçantë. Meta: Hetim i shpejtë!

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar nga persona të paidentifikuar. Ai ka bërë kallëzim në polici, ku ka thënë se në dritaren e zyrës së tij ka gjetur fishek arme. Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, është kërcënuar për shkak të detyrës. Disa persona ende të paidentifikuar, kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56.

Për “Raport TV”, Bajrami është shprehur se ai nuk ka në dorë çështje të ndonjë rëndësie të veçantë, as armiq dhe se nuk ka asnjë emër të dyshuar për ngjarjen.

“Në Prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet zbardhur se për kë ishte. Unë nuk kam në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë armik dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit”, ka thënë ai.

Mësohet se plumbi i lënë në dritaren e zyrës së prokurorit është në dukje i vjetër, ndërsa dritarja është në anë të rrugës. Nuk dihet ende nëse plumbi është vendosur qëllimisht për të kërcënuar prokurorin.

Lidhur me këtë çështje, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili e cilëson ngjarjen të rëndë dhe të dënueshme. Presidenti ka kërkuar një hetim të shpejtë, për të vendosur para ligjit autorët.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.

Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

Lexo edhe :   Meta bën lëvizjen e rëndësishme, dy ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi
Lexo edhe :   I lanë fishek te dritarja e zyrës, kërcënohet me jetë prokurori i njohur

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...