E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Firmoset “marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit”

Klubi i futbollit amerikan, Kansas City Chiefs, kanë firmosur një kontratë të re 10-vjeçare me lojtarin e tyre kryesor, Patrick Mahomes, e cila, sipas menaxherit të tij, është më fitimprurësja në historinë e sportit botëror.

Mahomes, i cili fitoi titullin MVP sezonin e kaluar të futbollit amerikan, ndërsa Chiefs fituan kampionatin, do të luajë për këtë skuadër deri në vitin 2031, sipas kontratës së re.

Raportohet se skuadra konfirmoi nënshkrimin e rinovimit, por jo kushtet e saj.

Sipas mediave në SHBA, lojtari do të marrë në këto 10 vite plot 450 milionë dollarë.

ESPN dhe NFL Network raportojnë se shuma shkon në 503 milionë dollarë, nëse llogaritet edhe sezoni aktual dhe i ardhshmi, shkruan “A2”.

Në një postim në Instagram, menaxheri i Mahomes, Chris Cabott, shkroi: “Lojtari i parë me vlerë gjysmë miliardë dollarë në historinë e sportit. Kontrata më e madhe në historinë e sportit. I pari lojtar i NFL që bëhet më i paguari mes të gjithë sportistëve”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...