Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Finalet e EURO 2020 / UEFA konfirmon Mynihun dhe ndryshon dy nga vendet pritëse

5 vjet ago
in Kryesore, Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u mblodh sot përmes video-konferencës dhe diskutoi një sërë çështjesh që kishin të bënin me organizimin e finaleve të kampionatit europian 2020. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në komunikatën zyrtare për shtyp, UEFA bën me dije se u informua për konfirmimin e dhënë nga autoritetet lokale se të katër ndeshjet e EURO 2020 në Mynih do të jenë në gjendje të mirëpresin minimumi 14,500 spektatorë. Mynihu u konfirmua si një nga vendet pritëse për finalet e kampionatit europian.

Komiteti më pas vendosi të ndryshojë disa nga vendet pritëse për ndeshjet e UEFA EURO 2020 si më poshtë:

Të katër ndeshjet e planifikuara fillimisht për t’u zhvilluar në Bilbao, do të zhvendosen në “Estadio La Cartuja” në Sevilje. Organizimi dhe pritja e këtyre ndeshjeve mbështetet nga Komuniteti Autonom i Andaluzisë, që ka konfirmuar synimin e tij për të lejuar spektatorët në 30% të kapacitetit të stadiumit për tre ndeshjet e Grupit E dhe një ndeshjeje për raundin e të 16-tave.
Pas vendimit të autoriteteve lokale, ishte e qartë se tifozët nuk kishin shumë të ngjarë të ishin në gjendje të ndiqnin në stadium ndeshjet që ishin planifikuar të luheshin atje. Prandaj, me ndihmën e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), UEFA propozoi që këto ndeshje të transferohen në një qytet tjetër, po në të njëjtin vend pritës, thjesht për të lejuar tifozët të ndjekin ndeshjet në stadium më shumë se një vit pas mbylljes së stadiumeve për shkak të pandemisë. Ky vendim do të krijojë një atmosferë festive në të gjitha ndeshjet që zhvillohen në turneun e UEFA-s, më i rëndësishmi për ekipet kombëtare në Europë.

Të tre ndeshjet e Grupit E, që ishin planifikuar fillimisht për t’u luajtur në Dublin, do të zhvendosen në “St Petersburg Stadium”, që tashmë do të mirëpresë të tre ndeshjet e Grupit B dhe një ndeshje të fazës çerekfinale.

Ndeshja e raundit të 16-ave e planifikuar fillimisht për t’u luajtur në Dublin, do të zhvendoset në stadiumin “Wembley” në Londër.

Lidhur me këto vendime Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin tha:

“Ne kemi punuar ngushtësisht me federatat e vendeve pritëse dhe autoritetet lokale për të siguruar një mjedis të sigurt dhe festiv gjatë ndeshjeve dhe unë jam vërtet i kënaqur që jemi në gjendje të mirëpresim spektatorë në të gjitha ndeshjet për të shijuar këtë festë të futbollit për ekipet kombëtare në të gjithë kontinentin.

UEFA dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen e saj për qytetet e Bilbaos dhe Dublinit – të dyja këto që konsiderohen si vende të përshtatshme për të pritur evente të ardhshme të UEFA-s – qeveritë kombëtare dhe rajonale të Spanjës dhe Republikës së Irlandës dhe të gjithë aktorëve lokalë për përkushtimin e tyre, profesionalizmi dhe përpjekjet përgjatë viteve të kaluara.
UEFA gjithashtu dëshiron të falënderojë Federatën e Futbollit të Irlandës dhe stafin e saj të përkushtuar për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm dhe punën e palodhur, dhe pret që të vazhdojë të punojë me njëmbëdhjetë federatat e tjera pritëse në organizimin e ndeshjeve të UEFA EURO 2020”.

Tags: Euro 2020mynihuuefa

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Next Post

Valentino Rosi: Pse vazhdoj ende mbi motorr? Besoj, dua të provoj!

Luixhi Soreka: Demokracia ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve, ti vendos!

A e rrezikon uji i pishinave lëkurën dhe shëndetin?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com