Në orën 18:00 do të startojë në ”Wembley”, supersfida midis Anglisë dhe Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ve në ”Euro 2020”.
E cilësuar si një finale e parakohshme, në fushë do të zbresin dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport.
Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.
Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjen e formacioneve, ku surprizë mund të konsiderohet zgjedhja e trajnerit Joachim Low, i cili ka zgjedhur sulmesin Timo Werner për të qenë titullar.