Pjesa e dytë fillon sërish në ritme të larta por këtë herë është Real madrid që sulmon dhe Liverpool që luan i tërhequr mbrapa. Një top i nisur në sulm pa pretendime nga Kroos ka sjellë dhe golin e parë në këtë sfidë. Ishte një gafë e madhe e portierit Karius dhe Benzema ia bllokon topin i cili përfundon në rrjetë. Real Madrid në avantazh.
Por nuk zgjat shumë dhe në aksionin e radhës është Mane që korigjon gabimin dhe pas një goditje këndi topi përfundon në rrjetën e Navas.