Kultura

Filmi “2 herë mat”, Rudina: Shuplaka e Bujar Kapexhiut mi bëri sytë ‘xixa’

               Publikuar në : 07:43 - 04/04/19 marsela

Mbrëmjen e së mërkurës, në ekranin e “Top Channel” u shfaqën disa prej figurave më të dashura të filmave shqiptarë. Aktorët më të dashur që kanë luajtur role fëmijësh si Tomka, Beni, Rudina, Sava, etj ishin të ftuar në Soiree, për të treguar për eksperiencat e tyre në këto filma.

Gjatë bisedës në studio, aktorja Manjola Begolli, e cila ka bërë rolin e Rudinës (shahistes) në “2 herë mat”, ka treguar një episod me aktorin e madh Bujar Kapexhiu, ku ky i fundit e kishte qëlluar me shuplakë.

“Shuplakë që ma ka dhënë Bujar Kapexhiu, në Kinoprovë, se e bëja me Bujar Kapexhiun… m’i ka dhënë sytë xixa e më thoshte qaj”, është shprehur ajo.

Më pas ajo ka treguar se kjo ishte në dublat e skenave, ku i duhej të qante dhe në pamundësi për të qarë natyralisht, janë dashur ‘ndërhyrjet’ e aktorit.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT