E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Fillon gjyqi ndaj ish-prokurores së posaçme Katica Janeva

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Të martën në Shkup filloi gjyqi kundër ish-prokurores së posaçme, Katica Janeva dhe dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të saj në skandalin e madh të korrupsionit në gjyqësor, të njohur si “Zhvatja”.

Janeva akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe për përvetësim të mjeteve materiale nga një biznesmen maqedonas në shkëmbim të ndikimit të saj mbi vendimin e gjykatës rreth lehtësimit të masës së paraburgimit për biznesmenin.

Zonja Janeva u deklarua e pafajshme, ndërsa njëri prej të akuzuarve pranoi fajësinë.

Ish-Prokurorja e Posaçme në Maqedoninë e Veriut Katica Janeva u ul në bankën e të akuzuarës në gjykatën penale të Shkupit si e akuzuara e dytë në rastin e njohur për publikun si “Zhvatja”.

Krahas saj, ishin edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski dhe i akuzuari i tretë Zoran Mileski.

Zonja Janeva u deklarua e pafajshme lidhur me veprat që e ngarkojnë atë, ashtu siç u shpreh edhe Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, Zoran Mileski e pranoi fajin dhe për këtë gjykata do ta zhvillojë një procedurë të veçantë ndaj tij.

Mileski tha para trupit gjykues se nuk është këshilluar me askënd për ta pranuar fajin por se kështu prononcohet në bazë vullnetare.

Prokurorja e lëndës, Vilma Ruskovska theksoi se as këta që kanë marrë para e as ata që kanë dhënë nuk janë viktima, ndërsa shtoi se ish-prokurores Janeva i ishte dukur vetja sikur pjesë e filmit “Engjujt e Çarlit”, në rolin e të plotfuqishmes dhe të palëkundurës, siç u shpreh ajo.

Ndërkohë, Katica Janeva iu drejtua gjykatësve me kërkesën që të mos kenë frikë nga prokurorja Ruskoska.

Bojan Jovanovski (Boki 13), ndërkaq u desh të trajtohej nga mjeku gjatë seancës pasi u ankua për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore, por pas konstatimeve të mjekut ai u ul përsëri në bankën e të akuzuarit.

Skandali “zhvatja” u publikua në gazetën italiane La Verita dhe ajo tronditi themelet e gjyqësorit në Shkup. Në një video regjistrim duket Boki 13 duke dalë së bashku me Zoran Mileskin nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Ky i fundit, i akuzuar për një vepër tjetër penale, kërkoi të dilte nga paraburgimi dhe të lihej në arrest shtëpiak.

Në një audio-regjistrim dëgjohet zëri i ish-prokurores së posaçme Janeva duke i thënë biznesmenit: “Mos u shqetëso se gjithçka do të jetë ‘Okej’”. Janeva u shoqërua nga policia për në banesën e djalit të saj në Shkup ku po kalon arrestin e shtëpisë.

Dy të akuzuarit e tjerë, sipas prokurorisë, kanë arritur që në muajin shkurt të këtij viti t’i marrin biznesmenit Kamçev një milion euro dhe t’i nxjerrin ato me një valixhe Louis Vuitton nga shtëpia e tij, ndërsa 500 mijë euro i kanë marrë nga bashkshortja e tij. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...