E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Fillimi i kampionatit, Duka: Keqardhje që nuk do kemi tifozë në stadiume

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka përshëndetur fillimin e sezonit futbollistik.

Duka thotë se si kurrë më parë do të kemi një edicion në mesin e një pandemie, që ka pllakosur globin dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë shoqërinë.

Ai theksoi se ndeshjet do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social.

Duka shpreh keqardhje që nuk do të ketë tifozë në stadiume, por shton se shëndeti i gjithsecilit është më i rëndësishëm.

Postimi i Dukës në Facebook

Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh dhe stafe organizative!

Të nderuar gjyqtarë, delegatë e vëzhgues!

Të dashur tifozë!

Jam shumë i lumtur për nisjen e edicionit të ri futbollistik 2020-2021! Më në fund të gjithë sportdashësit do të mund të shohin futbollin e luajtur pas një periudhë vërtetë të vështirë e plot peripeci për vendin.

Si kurrë më parë do të kemi një edicion në mesin e një pandemie, që ka pllakosur globin dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë shoqërinë. Ndeshjet do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social. Sepse shëndeti vjen i pari dhe ne e kemi treguar edhe pas rifillimit të kampionatit se mund ta menaxhojmë fare mirë situatën duke ndjekur rregullat.

Starti i këtij edicioni futbollistik është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e futbollit. Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta. Kërkesa që kishin në thelb krijimin e një shtrati të duhur ligjor për të formalizuar futbollin dhe për të krijuar një mbështetje më të madhe për ecurinë e futbollit në të ardhmen dhe në përgjithësi për të gjithë sportin. Edhe pse personalisht, kam qenë kundër bojkotit, koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet. Përkundër paragjykimeve dhe opinioneve të “përbaltuesve të përjetshëm”, futbolli tregoi qytetari dhe ndërgjegje.

Ne kemi marrë një premtim nga Kryeministri për zgjidhjen e problemit. Dhe tashmë shohim dritë në fund të tunelit. Presidentët dhe futbollistët, vlerësuan dhe respektuan sakrificat e futbollistëve për të pranuar një zgjidhje që do të jetë nisja e rrugës drejt ripërtëritjes dhe ecjes përpara.

Jam  shpresëplotë se jemi në rrugë të mbarë për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për t’i dhënë një të ardhme më të mirë sportit dhe brezave që do të vijnë.

E ndërkohë klubet nuk kanë humbur kohë, por prej gati dy muajsh futbollistët, stafet teknike, trajnerët, menaxherët e drejtuesit, kanë punuar intensivisht për të përgatitur sa më mirë këtë start të ri. Janë përgatitur me qëllimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë dhe për të arritur objektivat e tyre.

Sot nis një rrugë e gjatë, por e sigurt që do të jetë një rrugë e bukur, mbushur me emocione e ngjarje që do të mbeten në histori.

Keqardhja më e madhe e imja, është që për momentin nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt situata pandemike të përmirësohet dhe tifozët të kthehen në stadiume, qoftë edhe pjesërisht, për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.

Të dashur miq! Unë uroj që ky edicion futbollistik të jetë sa më i bukur dhe i luftuar, e të dhurojë spektakël dhe emocione. Të mos harrojmë se fryma e “Fair Play”, duhet të mbizotërojë në të gjitha ndeshjet. Mbi të gjitha, do të uroja që ky kampionat të prodhojë sa më shumë talente, që janë e ardhmja e futbollit shqiptar. Ndihem mirë të konstatoj se në edicionet e fundit niveli i lojës ka ardhur duke u rritur dhe elementët e talentuar janë shtuar.

Edhe një herë, urimet e mia më të mira për nisjen e edicionit të ri futbollistik dhe suksese në realizimin e objektivave!

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...