E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

”Fikni makinën”, nesër protestë në Tiranë për rritjen e çmimit të naftës

Ditën e nesërme në Tiranë, pritet që të zhvillohet një protestë, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Lajmi u bë i ditur nga Harta Digjitale e Aksidenteve rrugore, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shoferëve iu bëhet thirrje që të fikin makinën nga ora 12:00-15:00 në shenjë proteste, dhe kërkohet që çmimi i naftës të bëhet nga 178 lekë, në 150 lekë.

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë. Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër mbi 14%

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit..

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...