Mëngjesin e sotëm një ngjarje tjetër e rëndë më humbje jete është regjistruar në qytetin e Fierit. Një grua e moshuar, 74 vjeçare, është hedhur nga kati i 3-të i banesës së saj, dyshohet në kushte të depresionit, dhe ka humbur jetën në moment.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.